Presidenti amerikan, Donald Trump rikonfirmoi sot se fushata e tij nuk kishte pasur asgjë të paligjshme dhe se nuk kishte bashkëpunuar me Moskën, disa orë pas shpalljes fajtorë të 13 rusëve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
/Shqiptarja.com
“Rusia e ka filluar fushatën anti-amerikane në 2014, para se unë të njoftoj kandidaturën për president. Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë prekur. Fushata Trump nuk ka bërë asgjë të paligjshme!”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com












