Në një vizitë të tij të fundit në kufirin mes SHBA dhe Meksikës, presidenti Donald Trump, foli para gazetarëve për dramën e fundit në Uashington.
"Ne nuk duam dhunë," u shpreh Trump para gazetarëve.
Ai vazhdoi të dënojë përpjekjen e fundit të Demokratëve për ta fajësuar atë se ai u përpoq të nxisë një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së SHBA javën e kaluar.

Përpjekjet e demokratëve Trump i quan si "vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës. Unë mendoj se po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm", shton ai.
Pas protestave të së mërkurës kjo ishte dalja e parë publike e presidentit në largim, ndërkohë që kundër tij demokratët në Dhomën e e Përfaqësuesve kanë filluar një procedurë fajësimi.
Komente

