Trump: Obama orkestron protestat
dhe lajmet kundër meje 

Trump: Obama orkestron protestat<br />dhe lajmet kundër meje 
Presidenti Donald trump mendon se e ka gjetur orkestruesin e protestave që trazojnë prej javësh tashmë rrugët e qyteteve, sallat e mbledhjeve dhe aeroportet në Amerikë.

 E sipas tij fajin e ka parardhësi i tij Barack Obama i cili drejton manifestime të tilla në vend dhe shpërndan lajme kundër tij.

Gjatë një interviste për Fox News, manjati shprehet se Obama dhe njerëzit e tij janë përgjegjës për valën e protestave dhe indinjatës kundër republikanëve.

Ata janë po ashtu fajtorë edhe për rrjedhjen e informacioneve të klasifikuara brenda administratës.

“Mendoj se pas gjithë këtyre që po ndodhin, qëndron ai. Them se kështu është politika, kështu funksionon. Nuk mund ta dish asnjëherë me saktësi se çfarë ndodh prapa kuintave dhe unë them se pas tyre është Obama, sepse njerëzit e tij kanë me siguri gisht në këtë situatë. Një pjesë e informacioneve të dala kanë ardhur me shumë gjasa nga ai grup dhe kjo është shumë serioze sepse janë mjaft të dëmshme nëse flasim në termat e sigurisë kombëtare”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Obama nuk e mirëpriti urdhrin ekzekutivit të Trumpit për t’u ndaluar hyrjen në Amerikë shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike