Ish-presidenti Donald Trump ka paditur televizionin CNN për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale.
Në padinë e ngritur në gjykatën federale në Florida, Trump pretendon se rrjeti amerikan i lajmeve ka nisur kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij, sepse ka frikë se ai do të kandidojë për president në 2024.
“Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse si “racist”, si edhe e kanë krahasuar me Hitlerin”, pohuan avokatët.
Trump pretendon se CNN ka përdorur ndikimin e saj si një organizatë kryesore e lajmeve për ta mposhtur atë politikisht. CNN nuk pranuar të komentojë mbi padinë.
“Përtej çdo informacioni negativ në lidhje me paditësin dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të përdorë ndikimin e tij masiv, supozohet se është një burim lajmesh 'i besuar', për të shpifur mbi paditësin tek lexuesve të tij për qëllim për ta mposhtur atë politikisht”, thuhet në dosje.
Padia rendit disa raste në të cilat CNN duket se e krahason Trumpin me Hitlerin, duke përfshirë një raport special të janarit 2022 nga hosti Fareed Zakaria që përfshinte pamjet e diktatorit gjerman të shekullit të 20-të. Padia vjen në një kohë kur pasi ish-presidenti është vënë në hetim penal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) për ruajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida pas largimit nga detyra në janar 2021.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03