Prag lufte? Trump paralajmëron Rusinë: Do sulmojmë me raketa në Siri, reagon Moska

 Prag lufte? Trump paralajmëron Rusinë: Do sulmojmë me raketa në Siri, reagon Moska

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paraljmëruar Moskën zyrtare përmes një statusi në Twitter të bëhet gati se sulmet me raketa në Siri mund të nisin se shpejti. Kreu i Shtëpisë së Bardhë për këtë iu referua paralajmërimeve që kanë bërë zyrtarët ushtarakë rusë të cilët thanë se çdo sulm i SHBA në Siri, do të marrë një përgjigje.

"Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Siri, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe 'të mençura'. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë", shkroi Trump në Twitter.

Ndërkohë këtyre deklaratve u është përgjigjur edhe Moska zyrtare, e cila thotë se raktetat duhet të fluturojnë mbi terroristët dhe jo mbi qeverinë e ligjshme të Sirisë, e cila ka shpenzuar shumë vite duke luftuar kundër terroizmit ndërkombëtar. Përgjigjja erdhi nga ministrja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakrahova.


(Postimi i Trump në Twitter)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro’, del sërish në skenë mashtruesi Florian Gjergji! Si u mashtrua biznesmeni: Mora çantën me para, ia dhashë një taksisti

‘Jam Taulant Balla, më duhen urgjent 100 mijë euro’, del sërish në skenë mashtruesi Florian Gjergji! Si u mashtrua biznesmeni: Mora çantën me para, ia dhashë një taksisti