Presidenti Donald Trump po mendon të lëshojë një urdhër ekzekutiv i cili do të anulojë të drejtën e nënshtetësisë amerikane për fëmijët e emigrantëve të lindur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.
“Po merremi shumë seriozisht me këtë gjë, me të drejtën e nënshtetësisë kur lind një fëmijë në tokën tonë. Kalon kufirin, bën një fëmijë dhe urime, bebja tani është shtetas amerikan. Po e ndjekim me shumë, shumë seriozitet”, u shpreh ai për gazetarët.

Nuk është hera e parë që Presidenti ka përmendur shfuqizimin e amendamentit të 14 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, pasi edhe vitin e kaluar e quajti këtë gjë qesharake. “Lind në SHBA dhe për 85 vite je shtetas amerikan, me gjithë përfitimet që kjo sjell”, pati thënë ai.
Premtimi më i madh i Trump në fushatën zgjedhore presidenciale ishte lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe ndalimi i personave që kalonin kufirin për të jetuar në SHBA pa dokumente.
-
Bravo të lumte se jan leshuar robt me ndryshu shtetesine.
Përgjigju -
Po kur emigrantet martohen me trapa si puna jote, femijet u quhen Amirikan? Ti qe e do kushtetuten kaq shume do tj nderrosh nenin 14 te saj? Po e ben Ameriken great again si Lul Basha PDne, askush s do pune me ju
Përgjigju-
O Loti kur trapa si puna jote komentojne pa e patur idene pse behet fjale atehere normalisht qe ben dhe pyetje idiote
-
He needs approval from senate
-










Komente
Komento