Trump paraqitet nesër në gjykatë, policia e Nju Jorkut në gatishmëri për t'u përgjigjur ndaj trazirave të mundshme

Trump paraqitet nesër në gjykatë, policia e Nju Jorkut në gatishmëri për t'u përgjigjur ndaj trazirave të mundshme

Donald Trump

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që oficerët e policisë të jentë të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj trazirave të mundshme gjatë protestave që pritet të mbahen në 4 prill në mbështetje të ish presidentit Donald Trump.

Ky i fundit në të njëjtën ditë do të paraqitet në një gjykatë në Manhattan. Një prej zëdhënësve të policisë tha se aktualisht nuk ka kërcënime të besueshme lidhur me trazira të mundshme në qytetin e Nju Jorkut.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dalë në gjykatë të martën për t'u akuzuar pasi një juri e madhe në Manhattan votoi për të mbështetur aktakuzën ndaj tij për një sërë krimesh financiare.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Juan Merchan. Më parë, mediat e huaja raportuan se ndaj ish-presidentit amerikan do të ngrihen 30 akuza për mashtrim.

Për Trump synon të bëjë deklarata publike nesër në mbrëmje, pas kthimit nga seanca paraprake që do të mbahet në gjykatë.

Ish-Presidenti Trump po përballet gjithashtu me hetime të shumta në lidhje me mospranimin e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. Këtu përfshihen edhe hetimet mbi pretendimet se ai u bëri presion zyrtarëve të zgjedhjeve për të përmbysur rezultatin, inkurajoi elektorët e rremë nga shtetet të rëndësishme për zgjedhjet dhe rolin e tij në ngjarjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave