Jair Bolsonaro, përfaqësuesi i ekstremit të djathtë nacionalist në Brazil është zgjedhur si president ditën e sotme. Bolsonaro do të jetë presidenti i 5 pas rënies së diktaturës ushtarake të viteve 1964- 1985.
Por, mbështetja e madhe ka ardhur nga SHBA dhe pikërisht nga presidenti Trump i cili me një postim në Twitter thekson se
“Urime presidentit Jair Bolsonaro i cili bëri një fjalim hapës të mrekullueshëm. SHBA-të janë me ty”

Postimi i presidentit Donald Trump në Twitter
Deklarata e Trump ka ardhur fill pas fjalimit të Bolsonaros gjatë ceremonisë së fitores ku theksoi se
“ Është një kapitull i ri për Brazilin. Zotimi im është të forcoj demokracinë.”
Bolsonaro do t’i kthente përshëndetje homologut të tij amerikan në Twitter
Së bashku le të bëjmë një komb të lumtur, të sjellim begati për popujt tanë, faleminderit shoku i madh Trump

Postimi i Jair Bolsonaro në Twitter
Bolsonaro, një ish- ushtarak gjatë kohës së diktaturës braziliane, ka premtuar gjatë fushatës se do të lehtësojë ligjet për armët si dhe do të rikthejë dënimin me vdekje.
Duke iu referuar marrëdhënieve me SHBA-të, Brazili ka qenë pro njohjes së Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit si dhe tërheqjes nga ‘Pakti i Emigrantëve’ të OKB-së, pakt nga i cili SHBA-të do të ishin të parat të cilat do të tërhiqeshin.
Komente











