Trump president, kalimi i pushtetit
Obama e pret në Shtëpinë e Bardhë

Trump president, kalimi i pushtetit<br />Obama e pret në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump këtë të enjte viziton për herë të parë Shtëpinë e Bardhë i ftuar nga presidenti në ikje Barack Obama.

Ky takim shihet me shumë interes, duke patur paraysh faktin e marrëdhënieve aspak të qeta mes dy presidentëve.

Kohë më parë Trump ka qënë i pari i cili ka vënë në pikëpyetje legjitimiten e Obamës si president duke kërkuar prova për vendlindjen e tij.

Por edhe Obama gjatë kësaj fushate presidenciale e ka cilësuar manjatin si të papërshtatshëm për të qenë president.

Ata tashmë duhet të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit. Zyrtarisht republikani i merr çelsat e Shtëpisë së Bardhë në 20 janar por ata duhet të diskutojnë për procesin e kalimit të pushtetit.

“Tashmë është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes. Duhet të bashkohemi, republikanë demokratë dhe të pavarur” u shpreh Trump në fjalimin e tij të parë si president.

Ndërsa Obama pas vendimit të amerikanëve tha se nuk është një sekret që ai dhe Trump kanë ide të kundërta, por duhet të bashkohen për të mirën e vendit.

“Lë një vend më të mirë se 8 vite më parë dhe do të punoj që të jemi një skuadër. Kur e telefonova Trump më tha dicka të rëndësishme, se jemi një popull e duket të respektojmë ligjin”, tha Obama.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe