Edhe Donald Trump përjashton futjen e Ukrainës në NATO si një mundësi për arritjen e paqes mes saj dhe Rusisë.
Reuters dhe mediat perëndimore raportojnë këtë të martë se këshilltarët e sigurisë janë në bisedime intensive me Presidentin e zgjedhur, të cilit po i hedhin alternativa të ndryshme në tavolinë për t’i zyrtarizuar në një proces negociatash, por mesa kuptohet deri më tani, propozimi që duket më pranë atij final për negociata është humbja e territoreve nga Ukraina dhe mbi të gjitha mos futja e saj në NATO, por furnizimi i fuqishëm me armë, në këmbim të tërheqjes nga lufta. Futja në NATO e Ukrainës madje siç kuptohet nga këto informacione as që konsiderohet si një alternativë.
Donald Trump ka emëruar Keith Kellogg, një general në pension si të dërguar special për Ukrainën. Plani i tij sipas asaj që zbuloi më herët një ish zyrtar i CIA përmban 3 pika.
E para është pezullimi i luftës pikërisht në pozicionet ku ndodhen ushtritë që do të thoshte humbje e shumë territoreve nga Ukraina.
Pika e dytë parashikon furnizim me armë të Ukrainës që ajo të bindet të neogiciojë dhe pika e tretë ka të bëjë më bindjen e Rusisë për nisjen e negociatave.
Ndërkohë burime zyrtare në NATO, thonë se Rusia po pushton territore me ritme të shpejta, duke aneksuar deri ne 10 km në ditë.
Rusia e konsideroi një skenar kërcënues futjen e Ukrainës në NATO ndërsa vetë Zelensky publikisht foli për një humbje territoresh përkohësisht në këmbim të futjes së NATO.
Komente








