Trump: SHBA e përgatitur për
veprime ushtarake ndaj Koresë

Trump: SHBA e përgatitur për<br />veprime ushtarake ndaj Koresë
Gjatë një konference të përbashkët shtypi nga Shtëpia e Bardhë me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, Presidenti Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë duke thënë se SHBA është plotësisht e përgatitur për veprime shkatërruese ushtarake kundër Koresë së Veriut.

Ndonëse nuk është kursi i preferuar, ne jemi plotësisht të përgatitur, tha presidenti, duke shtuar se ky është një opsion ushtarak, nëse duhet ta bëjmë do ta bëjmë.

Trump nuk ka nguruar të shtojë tensionet midis dy vendeve duke dalë hapur se SHBA është e përgatitur për veprime shkatërruese kundër Koresë Veriut.

Trump tha se kishte ardhur koha që bota të izolonte kërcënimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut dhe të diktatorit Kim Jong Un duke thënë gjëra që kurrë nuk duhet të thuhen.

Trump kërkoi bashkimin e të gjitha kombeve që të vepronin tani për të siguruar denuklearizimin e regjimit pasi vendi komunist është lënë në rrëmujë nga administrata e mëprashme, pretendoi ai.

"Por unë do të rregulloj rrëmujë," tha Trump.

Një ditë më parë, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut tha se Trump i ka shpallur luftë në vendit të tij dhe regjimi i Kim po merrte në konsideratë rrëzimin e  avionëve bombardues amerikanë. 
 
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë reagoi menjëhere më një deklratë zyrtare: “Ne nuk kemi shpallur luftë me Korenë e Veriut dhe akuza për diçka të tillë është me të vërtetë absurde.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan