Në çfarë moshe duhet që fëmijët të mësojnë të vërtetën për Babagjyshin e Vitit të Ri? Ky është debati që është ndezur në SHBA, pasi mesnatën e Krishtlindjeve presidenti amerikan Donald Trump, pyeti një fëmijë nëse besonte ende tek Babagjyshi i Vitit të Ri.
“Besoni ende tek Babagjyshi i Vitit të Ri? Sepse kur je në moshën 7 vjeç, kjo gjë s’ka më rëndësi apo jo?”-i tha Trump një fëmije me të cilin po fliste në telefon. Të gjithë fëmijët që u telefonuan nga Trump dhe Melani Trump, kishishin shkruar tek Norad, një agjenci qeveritare që gjurmon lëvizjet e Babagjyshit në të gjithë botën për Krishtlindje.
Duket se presidenti amerikan sapo iu ka “prishur” Krishtlindjet shumë fëmijëve amerikanë që kanë besuar në ekzistencën e tij.