Donald Trump i është rikthyer sulmeve ndaj NATO-s, duke e përshkruar Aleancën si një 'tigër letre' e duke i kërkuar të qëndrojë larg Hormuzit.
“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit është zgjidhur, mora një telefonatë nga NATO ku më pyetën nëse kishim nevojë për ndihmë. U thashë të qëndrojnë jashtë , përveç nëse duan thjesht të mbushin anijet e tyre me naftë. Kanë qenë të padobishëm në momentin e nevojës: një tigër prej letre.” tha sot Donald Trump në një postim në rrjetin Truth Social.
Lajmi kryesor:
Arrihet armëpushimi në Liban, hapet Hormuzi! Liderët europianë: Gati për një mision paqësor! Trump: ‘Irani pranon të pezullojë programin bërthamor’, por Teherani e mohon









