
Donald Trump po thotë të vërtetën për udhëheqësit evropianë. Kështu deklaroi Kirill Dmitriev, këshilltari presidencial rus për investimet e huaja dhe negociatori me Shtetet e Bashkuara, në një postim në rrjetin social X në lidhje me intervistën e presidentit amerikan me Politico.
Dmitriev citon konkretisht disa nga deklaratat e Trump, duke përfshirë: "Mendoj se ata janë të dobët, por gjithashtu mendoj se ata duan të jenë politikisht korrektë... Evropa nuk di çfarë të bëjë".
Në intervistë, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se për Ukrainën, evropianët "flasin, por nuk prodhojnë (rezultate) dhe lufta thjesht vazhdon".
Lajmi kryesor:
Zelensky takim me Papën në Romë, do pritet dhe nga Meloni! Trump sulm Evropës: Udhëheqës të dobët, Kievi po përdor luftën për të shmangur zgjedhjet








