Trump thirrje për unitet në ditëlindjen e Amerikës (VIDEO)

"Amerika e sotme është më e fortë se kurrë". Me këtë frazë, nën një shi të imët dhe përtej një xhami antiplumb, Presidenti amerikan Donald Trump shkoi përpara statujës së Linkolnit për ti thurrur tribute 243 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës, ditës së bekuar që u parapri nga grindje mes demokratëve dhe trampianëve.

Në kulmin e festimeve, në pasditen e vontë, përpara Shtëpisë së Bardhë, grupe pro dhe anti Trump, u përleshën me njëri tjetrin, spërkatën dy flamuj me benzinë dhe i vunë flakën.

Paralelisht, në sheshin Linkoln, Presidenti Trump listoi një seri emrash që ndërtuan Amerikën dhe e bënë atë të fortë, revolucionar, politikan, industrialist e deri sportistë.

"Ne jemi një vend i jashtëzakonshëm", tha Trump duke përmendur të drejtat civile, Superball, rrokaqiejt, urat e varura, industrinë e makinave, deri madje dhe “pushtimin” e Hënës.

Fjalimi i Presidentit amerikan shpesh u ndërpre nga parada ajrore e Air Force One dhe bombarduesve B-2.

Në mbëmje, më shumë se 1 milion njujorkezë u shpërngulën në brigjet e East River, midis Manhatanit dhe Bruklin, për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki