Trump: Unë dhe Merkel kemi një të
përbashkët, jemi përgjuar nga Obama

Trump: Unë dhe Merkel kemi një të<br />përbashkët, jemi përgjuar nga Obama
Presidenti Donald Trump gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel është shprehur se të dy liderat kanë një të përbashkët.
 
Ai ka deklaruar se të dy janë përgjuar nga administrata e kaluar amerikane e drejtuar nga presidenti Barack Obama.
 
Përveç çështjes së përgjimit, të dy liderët e rëndësishëm botërorë, kanë diskutuar për NATO-n, tregtinë, emigracionin dhe luftin kundër terrorizmit.
 
Duke kujtuar miqësinë shumëvjeçare që lidh të dyja vendet, ata e vunë theksin te vlerat e përbashkëta të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
 
Presidenti Trump shprehu mbështetjen për aleancën e NATO-s, duke përsëritur kërkesën e tij që të gjitha vendet anëtare të paguajnë pjesën e tyre të kontributeve.
 
“Një Amerikë e fuqishme është në interes të të gjithë botës”,-tha Trump, duke iu referuar planeve të tij për të përqëndruar prodhimin brenda kufijve.

Donald Trump theksoi gjithashtu nevojën për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

Presidenti amerikan tha se “i vlerëson përpjekjet e kancelares për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, ku do të kërkojmë një zgjidhje paqësore”.
 
Nga ana e saj, kancelarja gjermane pohoi se takimi ishte i frytshëm dhe se ishin përpjekur të gjenin pika takimi lidhur me çështjet për të cilat nuk binin dakord.
 
Sa i përket emigracionit, Merkel tha se pavarësisht përkushtimit për t’i mbrojtur kufijtë, nuk mund t’i linin në baltë emigrantët.
 
Merkel duhej të mbërrinte në Washington të hënën, por vizita u shty për shkak të një stuhie bore që goditi verilindjen e vendit.
 
Takimi mes dy udhëheqësve ka qenë i shumëpritur për shkak të përplasjeve publike mes tyre për çështje të rëndësishme.
 
Në muajin janar, Trump pohoi se kancelarja gjermane kishte bërë një gabim katastrofik duke i hapur dyert qindra mijëra refugjatëve dhe emigrantëve në Gjermani.
 
Ndërsa Merkel nuk i ka kursyer kritikat për planin e Trump për të ndaluar udhëtimet nga 7 vende me shumicë myslimane.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj