Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe Iraku, Aleatët: Një lëvizje e rrezikshme

SHBA-ja do të reduktojnë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes, por ky lajm është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të kishte një "çmim të lartë" nëse SHBA dhe forcat aleate largohen nga Afganistanin shumë shpejt duke shtuar se vendi rrezikon edhe një herë të kthehet një platformë për  terroristët ndërkombëtarë të cilët mund të organizojnë sulme.

Numri i trupave në Irak do të shkurtohet nga 500 në 2,500, ndërsa numri i personelit të shërbimit në Afganistan do të bjerë nga 4,500 në rreth 2,500.

Përtej paralajmërimeve, sekretari i përkohshëm i mbrojtjes së Trump konfirmoi se trupat ushtarake do të tërhiqen.

"Deri në 15 Janar 2021, forcat tona, në Afganistan do të jenë 2.500 trupa. Forcat tona në Irak gjithashtu do te jene 2.500 ushtarë”, deklaroi Christopher Miller, ushtrues detyre i sekretarit amerikan të mbrojtjes.

Një lëvizje e tillë është kritikuar edhe nga Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, i cili e ka cilësuar vendimin si një lëvizje të gabuar.

"Një tërheqje e shpejtë e forcave amerikane nga Afganistani do të dëmtonte aleatët tanë dhe do të do të kënaqte njerëzit që duan të na dëmtojnë. Do të rikujtonte largimin poshtërues amerikan nga Vietnami në 1975”, u shpreh senatori Mitch McConnell.

Një vendim i tillë është parë me më shumë skepticizëm, për vetë faktin se po tërhiqen në një kohë kur Trump është në largim nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk shqetësohet më për pasojat e një vendimi të tillë.

Presidenti Donald Trump kishte paralajmëruar më parë se do të shkurtonte prezencën ushtarake amerikane në të dyja vendet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/11/2020 11:31

    Trump dhe Putin janë të një brumi...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja