Trump-votuesve me ngjyrë: Votoni
për mua, çfarë dreqin do humbni?!

Trump-votuesve me ngjyrë: Votoni<br />për mua, çfarë dreqin do humbni?!
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u ka bërë një apel direkt votuesve afrikano-amerikanë që t’i japin votën duke u thënë, “E çfarë dreqin do të humbisni?”

Gjatë një takimi në Michigan, Trump tha se sot votuesit me ngjyrë në SHBA jetojnë në varfëri ekstreme. Ai premtoi për ta, atë çka demokratët dështuan t’ja siguronin, ligj për mbrojtjen e tyre dhe mundësi punësimi.

Po jetoni në varfëri. Shkollat tuaja nuk janë më të mirat. Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate. Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë. Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t’i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj", deklaroi Trump

Ai premtoi se do realizojë për afrikano-amerikanët, atë që Demokratë dështuan t’a bëjnë.

“Nëse votoni të njëjtët njerëz, do të merrni pikërisht të njëjrin rezultat që keni marrë kaq vite”, shtoi ai.

Kurse lidhur me kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton, Trump tha se, ajo më mirë do i jepte një vend pune një refugjati, se sa një personi me ngjyrë.

"Clinton më mirë do i jepte një vend pune një refugjatiqë sapo ka shkelur në SHBA, sesa të punësonte një njeri me ngjyrë. Që është bërë ‘refugjat’ në vendin e tij

Nga ana e saj, Clinton i quajti komentet e Trump, “injorante dhe tronditëse”.Trump parashikon se do të marrë 95% të votave të afrikano-amerikanëve, nëse do të kandidonte për herë të dytë në vitin 2020.

Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. 
Ndërsa Trump e vuan mungesën e mbështetjes nga kjo kategori

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë