Trump zbulon logon e re të forcës hapësinore/ Kritika të shumta për ngjashmërinë e saj me 'Star Trek' (Foto)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbuluar logon e re për forcën e tij hapësinore. Mirëpo, logoja nuk është pritur mirë nga të gjithë. Përmes një artikulli të saj online, “The Independent” e ka cilësuar atë si “të tmerrshme dhe shumë të ngjashme me atë të Star Trek”.  

Duke komentuar Twitter-in e Trump, i cili tregonte logon e punuar, britanikja shkruan se “Presidenti me guxim shkoi atje ku asnjë president nuk kishte shkuar më parë, zbulon në Tëitter një dizajn për të cilin tha se i kishte marrë shumë punë për t’u përfunduar.”

"Pas konsultimit me Udhëheqësit tanë të Mëdhenj Ushtarakë, projektuesit dhe të tjerët, unë jam i lumtur t’ju paraqes logon e re për Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, Dega e Gjashtë e Ushtrisë tonë Madhështore," shkroi Trump në mesazhin e tij në Twitter.

Mirëpo, të njëjtën ndjesi – duke e konsideruar logon të ngjashme me “Star Trek” - kanë patur edhe shumë persona të tjerë.

Shërbimi i parë ushtarak i krijuar që pas 1947, i ngjan së tepërmi Komandës Starfleet, nga “Star Trek”.

Referuar kësaj ka reaguar edhe George Takei, aktori i cili luajti Sulu-n në seritë origjinale TV dhe filmat e “Star Trek”.

" Hmm… Ne jemi në pritje të nderimeve nga gjithë kjo",- shkruan me ironi ai në Twitter.

Associated Press tha që forca hapësinore ka për qëllim kryesisht të përmirësojë mbrojtjen e satelitëve amerikanë dhe pasurive të tjera hapësinore, në vend se të vendosë luftëtarët në orbitë për të zhvilluar luftime në hapësirën e jashtme.

Trump fillimisht dëshironte një forcë hapësinore që ishte "e veçantë, por e barabartë" me ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore, por në vend të kësaj Kongresi e bëri atë pjesë të departamentit të forcave ajrore.

b.l./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni në Vlorë/ A besoni se Shqipëria është kthyer në 'varr' për mbetjet toksike që vijnë nga jashtë?

Komento