Më e reja në Shtëpinë e Bardhë! Trump zgjedh ndihmësen e fushatës Karoline Leavitt, për sekretare të shtypit

Më e reja në Shtëpinë e Bardhë! Trump zgjedh ndihmësen e fushatës Karoline Leavitt, për sekretare të shtypit

Karoline Leavitt

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë”, tha Trump gjatë një deklarate të premten në mbrëmje.

“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shtoi ai.

Detyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale, por pa tradhtuar besimin ndaj kreut të qeverisë.

Karoline Leavitt do te jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ron Ziegler 29 vjeç ishte sekretari i mëparshëm më i ri në moshë përzgjedhur nga Presidenti Richard Nixon, në vitin 1969.

Karoline Leavitt punoi si ndihmës sekretare shtypi gjatë pjesës së fundit të mandatit të parë të zotit Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Kur Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020 ndaj Biden, Leavitt u bë drejtoreshë e komunikimit për ligjvënësen Elise Stefanik, të cilën presidenti i zgjedhur e ka emëruar për detyrën e ambasadores në Kombet e Bashkuara,shkruan Reuters.

Leavitt kandidoi për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022. Ajo fitoi garën paraprake në mesin e republikanëve, por humbi zgjedhjet e përgjithshme përballë demokratit Chris Pappas. Ajo iu bashkua fushatës së Trump në vitin 2024 dhe ka qenë zëdhënësja kryesore e ekipit të tranzicionit të tij.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni