Trupat e pajetë të katër diplomatëve amerikanë në Libi, përfshirë edhe ambasadorin, Christofer Stivens, mbërritën dje pasdite në Shtetet e Bashkuara. Duke folur në një bazë ushtarake jashtë Uashingtonit, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka thënë se drejtësia do të punojë për ata që kanë vrarë ambasadorin Kristofer Stivens dhe tre diplomatë të tjerë.
Ambasadori dhe 2 diplomatët e huaj mbetën të vrarë të martën, në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, kur selia diplomatike në Bengazi të Libisë u sulmua nga turma njerëzish, të zemëruar me filmin që fyen Profetin Muhamed.
“Ju, familjet dhe kolegët e tyre, të gjithë amerikanët, dijeni këtë: sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë. Ne do të sjellim para drejtësisë ata që i larguan nga ne. Ne do të qëndrojmë fuqishëm kundër dhunës në misionet tona diplomatike. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët që shërbejnë jashtë vendit”, ka thënë presidenti Obama.
/Shqiptarja.com