Një kontigjent ushtarak nga Turqia ka mbërritur në Kosovë si pjesë e misionit të NATO-s të udhëhequr nga KFOR. Trupat turke do të zëvëndësojnë ato italiane, si pjesë e Forcave Rezerviste të lidhura me KFOR.
Në një postim në rrjetet sociale KFOR bën me dije se trupat turke reflektojnë angazhimin e KFOR për të mundësuar siguri dhe paqe në rajon.
Shtimi i trupave shton sigurinë e të gjithë komunitetit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, e cila është edhe në dakordësi me mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të vitit 1999.
Nga ana tjetër, kjo demonstron lidhjen e fortë të NATO-s drejt sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.