Pas një telefonate në Redaksinë e A1 Report nga Instituti i Mjekësisë Ligjore mësuam se trupi i pajetë i një 56- vjeçari ndodhet në morgun e Tiranës prej 26 ditësh.
Mjekët e morgut i bëjnë apel familjarëve të shtetasit Neritan Musta që të tërheqin trupin e tij.
56- vjeçari është gjetur në afërsi të Pallatit të Brigadave nga oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit nr.1 në Tiranë, ndërsa vdekja është klasifikuar si natyrale.
Morgu i Tiranës nuk ka kapacitetin e mbajtjes për një kohë të gjatë të trupit.
Edhe pse po kalon një muaj, nga familjarët nuk ka patur interesim për të tërhequr trupin e pajetë, por interesim nuk ka patur as nga Bashkia e Tiranës e cila në të tilla raste merr përsipër të bëjë varrimin e trupit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO