Trupi i Elisabeth II zhvendoset në Westminster Hall për homazhe! Princi William dhe Harry ecin pas arkivolit të monarkes

Trupi i Elisabeth II zhvendoset në Westminster Hall për homazhe! Princi William dhe Harry ecin pas arkivolit të monarkes

Familja mbretërore në funeralin e mbretëreshës Elizabeth

BRITANI E MADHE- Mijëra persona po bëjnë nderimet e tyre për Mbretëreshën Elizabeth II. Trupi i monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe, është zhvendosur nga Pallati Buckingham në Westiminister Hall.

Pas arkivolit të mbretëreshës ecte  Mbreti Charles III, Princi William dhe Princi Harry në shenjë nderimi. Anëtarët e publikut mundën të bënin nderimet e tyre për mbretëreshën në Westminster Hall që prej orës 17:00.

Radhë të gjata njerëzish më shumë se 3 km ishin përgjatë Bregut Jugor të Thames ndërsa prisnin të shihnin arkivolin dhe të bënin nderime për mbretëreshës.

Funerali i Mbretëreshës do të mbahet të hënën më 19 shtator. Procedurat televizive të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth pritet të thyejnë të gjitha rekordet e mëparshme dhe të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur i të gjitha kohërave.

 Ekspertët e industrisë kanë deklaruar se 4.1 miliardë shikues mund të shikojnë funeralin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
E drejtë apo e gabuar? Çifti i sapomartuar bëjnë fotot e dasmës te Kështjella Windsor, të tjerët vajtojnë mbretëreshën (VIDEO)

Një çift i sapo martuar është vendosur në qendër të kritikave, pasi kanë zgjedhur që të bëjnë fotosesionin e martesës përballë  kështjellës Windsor, në një kohë kur vendi është i mbushur me lule dhe qytetarë që vajtojnë humbjen e mbretëreshës Elizabeth.

Çifti pozonte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, teksa një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale janë shprehur se pavarësisht se kjo është dita e tyre më e lumtur, sërish i kanë kritikuar.

“Më vjen keq, nuk është as koha dhe as vendi i duhur”.

“Shije kaq e keqe”, shkruajnë komentuesit.

Të tjerë janë treguar më pozitivisht.

"Të mos lejosh që vdekja e Mbretëreshës t'ua shkatërrojë ditën”, shkruan një tjetër.

Ora 21:48
Mbretëresha Elizabeth II do të ketë dy bizhuteri kur të varroset

1662897421_elizabeth.JPG

Mbretëresha Elizabeth II do të ketë vetëm dy bizhuteri kur të varroset. Një eksperte e familjes mbretërore bën me dije se janë zgjedhur dy bizhuteri me të cilat mbretëresha kishte lidhje shpirtërore.

Lisa Levinson, drejtuese e komunikimit në Këshillin e Diamanteve Natyrore tha se nuk ka mundësi që monarkja të stoliset me bizhuteri të rënda dhe luksoze në arkivol.

Ajo pretendoi se Mbretëresha Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare në shtëpinë e saj në Balmoral më 8 shtator, do të prehet duke mbajtur vetëm varësen e saj "të thjeshtë" nga floriri uellsian dhe një "palë vathë me perla".

Ora 18:32
Funerali i Mbretëreshës pritet të bëhet transmetimi më i ndjekur në botë i të gjitha kohërave me 4.1 miliardë shikues

Procedurat televizive të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth pritet të thyejnë të gjitha rekordet e mëparshme dhe të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur i të gjitha kohërave.

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës pritet që të mblidhen javën e ardhshme për të parë kapitullin e fundit të Epokës së Dytë Elizabetiane. Mbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes historike do të transmetohet në BBC One, BBC News dhe iPlayer gjatë gjithë ditës, ndërsa ITV do ta transmetojë ngjarjen drejtpërdrejt në kanalin e saj kryesor.

Zyrtarët presin që në Westminster Hall të shkojnë gjysmë milioni vizitorë për të parë personalisht arkivolin e Mbretëreshës, përpara funeralit shtetëror të hënën. Ata që nuk janë në gjendje të vizitojnë kryeqytetin, në vend të kësaj do të ndezin televizorin e tyre në transmetimin 24 orësh live të ngjarjes së rëndësishme.

Ekspertët e industrisë kanë deklaruar se 4.1 miliardë shikues mund të shikojnë funeralin, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 3.5 miliardë që thuhet se panë të madhin e boksit Muhammad Ali duke hapur Olimpiadën e Atlantës në 1996.

Nëse parashikimet e tyre janë të sakta, funerali shtetëror i Mbretëreshës do të eklipsojë të gjitha rekordet e tjera të transmetimit, duke përfshirë koncertet Live8 në 2005, festimet e fishekzjarreve të Vitit të Ri të Sidneit në 2010 dhe dasmën e Princit Charles dhe Lady Diana.

5 transmetimet më të ndjekura në botë
Ora 18:18
Biden telefonon Mbretin Charles III, komunikimi i parë mes tyre pas vdekjes së monarkes

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden pati një bisedë telefonike këtë mërkurë me Mbretin Charles III, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë dhe ky është komunikimi i parë mes tyre që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II javën e kaluar.

Presidenti i shprehu ngushëllimet e tij Mbretit të ri për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, i cili përcolli dëshirën e tij për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe monarkut të ri.

"Presidenti Joseph R. Biden, Jr. foli sot me Mbretin Charles III për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti kujtoi me dashuri dashamirësinë dhe mikpritjen e Mbretëreshës, përfshirë edhe kohën kur ajo priti atë dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Windsor qershorin e kaluar. Ai përcolli gjithashtu admirimin e madh të popullit amerikan për Mbretëreshën, dinjiteti dhe qëndrueshmëria e së cilës thelloi miqësinë e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e veçanta midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti Biden shprehu dëshirën e tij për të vazhduar një marrëdhënie të ngushtë me Mbretin.", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ora 18:05
FOTOGALERI/ Vdekja e mbretëreshës Elizabeth, bën bashkë pas disa kohësh 2 kunatat Meghan Markle dhe Kate Middleton

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë bërë bashkë pas shumë kohësh larg njëra tjetrën. Ato u panë bashkë në Westminster Hall, aty ku po mbahet trupi i pajetë i mbretëreshës Elizabeth II.

Ora 16:47
Rëndësia e Westminster Hall, aty ku është vendosur arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II

E ndërtuar në vitin 1097, Westminster Hall ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë britanike prej shekujsh.

Mbreti Charles III iu drejtua anëtarëve të Parlamentit të hënën. Gjithashtu, Westminster Hall ka pritur gjyqet e Charles I dhe Guy Fawkes, banketin e kurorëzimit të Henry VIII dhe fjalimet e figurave të njohura si Nelson Mandela, presidentit francez Charles de Gaulle, Papa Benediktit si dhe presidentit amerikan Barack Obama.

Anëtarit të fundit të familjes mbretërore që iu bënë nderimet për në Westminster ishte Nëna Mbretëreshë në vitin 2002, kur më shumë se 200,000 njerëz u vunë në radhë për të kaluar pranë arkivolit të saj dhe për të bërë nderime.

Por nuk janë vetëm anëtarët e familjes mbretërore të cilëve i janë bërë nderime në Westminster Hall pas vdekjes së tyre, dhe ish-kryeministrit Winston Churchill, iu bënë nderime pas vdekjes së tij në 1965.

Ora 16:19
Mbreti Charles III në unitet me vëllezërit! Shoqërojnë arkivolin e nënës së tyre nga Pallati Buckingham në Westminster Hall

1663167113_16631670225.jpg

Mbreti Charles III, Princi William dhe Princi Harry ecën së bashku pas arkivolit të Mbretëreshës nga Pallati Buckingham në shenjë nderimi.

Fëmijët e Mbretëreshës, nipërit dhe mbesat,  në procesionin solemn nëpër Londër ishin të bashkuar dhe të pikëlluar për nënën dhe gjyshen që u larguan nga pallati për herë të fundit.

Anëtarët e familjes mbretërore shoqëruan arkivolin në këmbë në udhëtimin për në Westminster Hall, ku qindra mijëra njerëz pritet të bëjnë nderimet e tyre gjatë katër ditëve të ardhshme, pasi qëndruan në radhë për orë të tëra.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II pasi mbërriti mbrëmjen e djeshme në Londër nga Edinburgu, u largua nga Pallati Buckingham në një procesion solemn ku u dërgua në Pallatin Westminster, aty ku njerëzit do munden të bëjnë homazhe për Mbretëreshën e tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen