Trupi i pajetë i Dwamenas niset drejt Ganës, përfundon ekspertiza mjeko-ligjore

Trupi i pajetë i Dwamenas niset drejt Ganës, përfundon ekspertiza mjeko-ligjore

Raphael Dwamena

Trupi i pajetë i Raphael Dwamenas është nisur sot drejt Ganës, aty ku do prehet në vendlindje. Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias u nda nga jeta të shtunën e 11 nëntorit në Rrogozhinë, teksa ra pa ndjenja në minutën e 24 të ndeshjes me Egnatias dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 13-të në Superligës.

Vdekja tragjike e 28-vjeçarit erdhi pas dy goditjeve në zemër, me sulmuesin që kishte një historik me sëmendjen në zemër dhe në disa shtete i ishte ndaluar që të luante.

Prej së shtunës trupi ndodhej në morgun e Tiranës, me eksperizën mjeko-ligjore që pritet të zbulojë edhe shkakun e largimit të parakohshëm nga jeta të golashënuesit më të mirë të Superligës, largim ky që ka prekur sportdashësit jo vetëm në Shqipëri.

Tanimë trupi i pajetë i Dwamenas është rrugës për në banesën e fundit, me familjarët që presin mes lotësh për t'i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre.

Klubi i Egnatias kishte programuar një ceremoni homazhi të hënën në 13:00, por pas kërkesës së familjes për më shumë privatësi për shkak të udhëtimit për në Afrikë, diçka e tillë u mor në konsideratë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë