“Pas lindjes së Harry-t, martesa ime me Charles mbaroi. Unë sinqerisht që u përpoqa, por ai thjesht nuk donte. Ne nuk kemi fjetur më në të njëjtin shtrat për dy vite.”, mësohet të ketë thënë Diana. Wharfe shton se princesha Diana kishte tentuar edhe vetëvrasjen. “Ishte një thirrje për ndihmë, por askush nuk e dëgjoi kurrë”, ka rrëfyer truproja Ken Wharfe .
Ken Wharfe gjatë rrëfimit të tij u ndal edhe tek një episod mes Dianës dhe Mbretit të Spanjës, Juan Carlo, si ai e adhuronte. Mës pas tek marrëdhënia e saj me oficerin e Kalorësisë, James Hewitt. “Jam bërë pjesë e shumë prej sekreteve të saj. Shndërrohesha në një kuzhinier teksa princesha dhe i dashuri i saj rehatoheshin në divan”, u shpreh më tej trupëroja.
Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com