POGRADEC - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi turin e tij takimeve me qytetarët e Pogradecit të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë. Mirëpo gjatë këtij takimi u vu re një incident i sikletshëm me protagonistë truprojat e kreut demokrat. Incidenti ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, mirëpo kamerat e televizioneve e kanë fiksuar atë. 

Një qytetar takoi me Bashën dhe diçka i pëshpërit kreut demokrat e më pas i tërheq dorën në shenjë pakënqësie. Në momentin e ndarjes, kreu i PD dëgjohet t’i thotë atij fjalët "e vendos populli". Menjëherë pas shtrëngimit të duarve më Bashën dhe 'provokimit' nga ana e qytetarit, ky i fundit është goditur nga truproja i kreut të PD-së.

Momenti i goditjes së qytetarit

Madje, siç duket edhe në këtë video, dy truprojat e Bashës gjatë gjithë kohës shtyjnë njerëzit për t'i hapur rrugën Bashës gjatë marshimit në qendër të Pogradecit./CNA/