Turqi, arrestohen 17 të dyshuar për lidhje me ISIS

Turqi, arrestohen 17 të dyshuar për lidhje me ISIS

Policia turke arrestoi 17 persona të huaj, pasi ekzistojnë dyshimet se kanë lidhje me grupin militant “ISIS”.

17 personat, kombësia e të cilëve ende nuk dihet kanë rënë në prangat e policisë në Ankara dhe, ndërkohë po merren në pyetje nga zyrtarët kundër terrorizmit.

Turqia i ka rritur përpjekjet e saj për të goditur militantët e Shtetit Islamik pas vrasjes së liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi nga Shtetet e Bashkuara, muajin e kaluar.

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë arrestuar motrën dhe gruan Baghdadit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur se anëtarë të rrethit të Baghdadit kanë bërë përpjekje për të hyrë të hynë në Turqi dhe se disa prej tyre janë arrestuar.

Në fillim të luftës në Siri, në vitin 2011 kur Turqia ka qenë e interesuar për rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ajo është akuzuar se ka dështuar t’i ndalojë xhihadistët të kalojnë kufirin e saj.

Kjo ka ndryshuar pas një serie sulmesh që ka kryer Shteti Islamik brenda Turqisë dhe Ankaraja i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër këtij grupi, më 2015.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja