Truri i grabitjeve, i arratisuri nga 
​burgu grek, banda e Ilir Kupës

Truri i grabitjeve, i arratisuri nga <br />​burgu grek, banda e Ilir Kupës
Truri i grabitjeve te rruga e Rinasit dyshohet se është i arratisuri nga burgu grek, Admir Murataj.
 
Ky i fundit është edhe autori i pestë i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia, pas grabitjes së  3.2 milionë dollarë mesditën e 9 shkurtit te Qafa e Kasharit.

Murataj është anëtar i bandës së Ilir Kupës, të cilët tre vite më parë u arratisën nga burgu grek i Trikallës dhe luftuan për disa ditë me policinë greke.
 
Admir Murataj ka përvojë në grabitjet e bankave, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në shtetin fqinj, Greqi.
 
Ai akuzohet nga drejtësia greke për grabitjen e një banke në Larisa.
 
Murataj ka qenë gjithashtu edhe pjesë e bandës së "Babagjyshëve" të cilët grabitën argjendarinë në një qendër tregtare në Tiranë në dhjetor të 2014-ës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur