TIRANE - Mungesa e Preç Zogajt, një prej anëtarëve të vazhdueshëm dhe aktiv të koalicionit të Partisë Socialiste në tryezën e mbajtur një ditë më parë në selinë rozë nuk ka kaluar pa rënë në sy. Në një intervistë për televizionin A1 REPORT, Zogaj ka pohuar se nuk është larguar nga PS, por sa i takon vazhdimësisë së tij në këtë forcë, kjo varet nga zhvillimet në vijim.
“Ishte një takim teknik për planizimin e votës. Unë jam individ dhe nuk e kisha të domosdoshme të isha. Por motivimi me një vend pune në shtet, nuk është rroba ime”, shprehet Zogaj.
I pyetur nëse ka pasur një komunikim me Ramën, Zogaj ka theksuar se komunikimi me të nuk është ndërprerë.
Në tryezën, e cila u zhvilllua një ditë më parë në Partinë Socialiste ishin pjesmarrës mbi 30 aleate. Në këtë tryezë mungoi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com