Tryeza e AP për komunitetin rom
Nikolla-Veliaj: Projekte për pakicat

Tryeza e AP për komunitetin rom<br />Nikolla-Veliaj: Projekte për pakicat
TIRANE - Avokati i Popullit po paraqet sot një paketë rekomandimesh për integrimin e komunitetit rom. Rekomandimet kanë të bëjnë me përfitimin e strehimit, përkrahjes sociale, përkujdesjes shëndetësore dhe edukim arsimor njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë. Në këtë tryezë po marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindina Nikollaj dhe ai i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.

VELIAJ: SISTEM TË RI TË NDIHMËS EKONOMIKE
I pranishëm në tryezën e Avokatit të Popullit, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, se do të ketë një reformë në sistemin e dhënies së ndihmës ekonomike.
“Ishte kjo frymë pozitive e Avokatit të Popullit bëri që problemi i këtyre familjeve të bëhej publike. Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë pengesë për të aplikuar në një punë, për një post, për një bursë.

Qeveria shqiptare shpenzon 40 milionë dollarë në ndihmën ekonomike. Por a marrin realisht njerëzit në nevojë këtë ndihmë? Fakteqësisht përgjigja është jo. Në komunietin rom vetëm 21 % e tyre marrin ndihmën ekonomike.

Bashkë me BB, do të bëjmë një sistem elektronik për ndihëm ekonomike. Që nga muaji janar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë vetëm një kompjuter ku do të jenë emrat. Kemi ngritur një grup pune për ligjet e panevojshme që bllokojnë punën. Jo vetëm do modernizojmë sistemin. Ka ardhur koha të diskutojmë që ndihma ekonomike të jetë për ushqim. Kemi shumë raste që në pjesën më të madhe shumë njerëz e keqpërdorin ndihmën ekonomike. Ne kemi një situatë groteske. 20  % e fëmijëve janë obezë ndërsa 20 % e fëmijëve janë të kequshqyer. Ky mund të jetë një lajm i keq për ata “bosët”,  e ndihmës ekonomike po një lajm i mirë për të gjith ata familjarë që realisht kanë nevojë për të. Shpreh gadishmërinë e plotë për t’ju përgjigjur në kohë të gjitha kërkesave”, tha gjatë fjalës së tij ministri Veliaj.

NIKOLLA: OBJEKTIVI YNE TE GJITHE NXENESIT ROME NE SHKOLL
Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se, “ne duhet të realizojnë jo vetëm rekomandimet që bëhen për rrugën në BE. Duhet bërë, eleminimi i fenomeve përjashtuese ndaj komunitetit romë në ambientet shkollore, ruajtje e identietti dhe tërheqja e 100 % të fëmijëve romë në shkollë. Objektivi final është që çdo fëmijë romë të jetë pranë bankave dhe shkollës që të arsimohet, si në arsimin e 9-vjeçar dhe atë të mesëm e të lartë. 3230 fëmijë romë që kanë ndjekur arsimin shkollor.

Në bashkëpunim me partnerë dhe shoqërinë civile po rishikojmë të gjitha statistikat me qëllimin e vetëm për të ndërtuar mbi një bazë statistikore për të gjitha situatat. Janë 3433 fëmijë romë kanë marrë libra falas, gjatë vitit shkollor 2012-2013”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit Nikolla tha se, po punohet me orë suplementare me qëllim që edhe ata fëmijë romë që nuk kanë marrë dijet e nevojshme, ti marrin brenda një kohe të shkurtër që marrin informacionet e nevojshme. Sipas saj, po punohet edhe që të kthehen në shkollë ata fëmijë që e kanë braktisur shkollën.

“Muaji gusht për Avokatin e Popullit ka qenë i vështirë, pasi institucioni ka punuar për të dhënë informacionin në lidhje me komunitetin romë që ndodhej tek pallati me shigjeta. Ministri Erjon Veliaj në ditën e para të emërimit të tij në detyrë zgjidhi në mënyrë të shpejtë çështjen e 37 familjeve të komunitetit rom”, tha gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani.

REKOMANDIMET E AVOKATIT TE POPULLIT
“Marrja e masave për zbatimin e këtyre rekomandimeve është hap i rëndësishëm për zgjidhje reale të problematikës së minoritetit rom në vend dhe pa ndërmarrë këto reforma minoriteti rom do të mbetet i përjashtuar.”- tha Elona Demollari, zëdhënëse e Avokatit të Popullit.

Paketa e rekomandimeve e cila i drejtohet 4 ministrive,  ministrisë së Mirëqënies Sociale, ministrisë së Arsimit, ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së  Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të prezantohet nesër në një tryezë të rrumbullakët që do organizohet nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen zoti Erion Veliaj, Minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, zonja Elona Gjebrea, Zv. Ministre e Brëndshme dhe zoti Gjon Radovani, Zv. Minister i Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
 
Gjithashtu janë ftuar  Bashkia e Tiranës, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe komisioneve parlamentare dhe përfaqësues të nderuar të trupit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri. Rekomandimet janë A produkt i një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë
 
REKOMANDIMET
Për Ministrinë e Arsimit: Në përputhje me pikën 1, të nenit 81, te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, rekomandojmë realizimin e inisiativës legjislative, për disa përmirësime në Ligjin nr.69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat do të parashikojnë dhe garantojnë integrimin në arsim të fëmijëve Romë, nga niveli parashkollor, e deri në nivelet e tjera më të larta të arsimit.
 
Për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: rekomandojmë parashikimin e kritereve lehtësuese për përfitimin e ndihmës ekonomike me qëllim qasjen e përshtatshme dhe të mundshme për individët, pjestarë të minoritetit rom, pasi kriteret aktuale nuk mund të arrihen dhe efektivisht kanë natyrë përjashtuese për këtë minoritet.
 
Për Ministrinë e Brendshme: rekomandojmë që për mbrojtjen e interesave jetësore të minoritetit Rom në Shqipëri, të ndërmerret iniciativa për ndryshime në Ligjin Nr.10129 datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, në menyrë që brenda një afati të kufizuar kohor të lehtësohen nga afatet e parashikuara në ligj, si dhe t’u njihet mundësia e rregjistrimit apo ndryshimit të vendbanimit edhe nëse nuk plotësojnë dokumentacionin e parashikuar për këtë qëllim, në gjendjen civile ku janë vendosur aktualisht.
 
Për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rekomandojmë rishikimin e ligjit “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane”, konsiderimin e ketij minoriteti si kategori prioritare dhe lehtësimin e kritereve ligjore per perfitimin e strehimit,  pasi individët e minoriotetit rom ndihen të përjashtuar nga skema e strehimit që ka apilkuar shteti shqiptar, pasi kriteret e vendosura janë të paarritshme nga ky komunitet
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet