Tryeza e ekspertëve: Shtrohet nevoja për një reformë në arsimin juridik

/ATSH/- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë pas hartimit të dokumentit analitik për gjetjet dhe problematikat lidhur me edukimin ligjor dhe arsimin juridik vijoi me diskutimin në tryezat e punës me pjesëmarrje të gjerë të grupeve të interesit.

Në Kuvendin e Shqipërisë, grupi i ekspertëve të nivelit të Lartë, strukturë teknike pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë organizoi tryezën e punës për diskutimin e lkapitullit lidhur me edukimin ligjor dhe arsimin juridik.

Ky kapitull është hartuar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtar, pjesë e nëngrupit për edukimin juridik, që bashkëdrejtohet nga ekspertë të nivelit të lartë dhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Nën drejtimin e Evis Alimehmetit, u zhvillua tryeza në të cilën ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe disa organizata ndërkombëtare, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, Akademisë së Policisë, Avokatit të Popullit, Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, Universitetit Europian të Tiranës, Shkollës së Lartë jopublike "Luarasi", "Hëna e Plotë" Beder, Universitetit të "New Yorkut", si dhe të shoqërisë civile.

Çështje të tilla si edukimi ligjor i publikut, një rishikim cilësor i kurrikulave në sitemin arsimor parauniversitar, si dhe nevoja për një reformë në arsimin juridik, por gjithmonë duke respektuar parimet aq të rëndësishme si autonomia univeristare e liria akademike, u theksuan si shumë të rëndësishme dhe me vlerë.

Konkluzionet e arritura në përfundim të kësaj tryeze pune do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga ana e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, për t'u integruar eventualisht në materialin përkatës.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin