Tryeza e Nishanit, Meta:E vlerësoj
gjithçka që PD të futet në zgjedhje

Tryeza e Nishanit, Meta:E vlerësoj<br />gjithçka që PD të futet në zgjedhje
Kryetari i Kuvendit Meta, njëkohësisht President i sapozgjedhur i Shqipërisë ka vlerësuar nismën e Presidentit në detyrë, Bujar Nishani për thirrjen e një tryeze dialogu për zgjidhjen e krizës politike në vend.
 
Meta pas takimit me kryetarin e Grupit Parlamentar të SPÖ austriake, Andreas Schieder deklaroi se "Vlerësoj nismën e Presidentit Nishani në shërbim të dialogut politik.
 
Në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme
".
 
Gjatë takimit Meta dhe Schieder biseduan për situatën politike në Tiranë dhe rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit, nisur nga gjendja në Maqedoni.
 
Andreas Schieder gjithashtu uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës.
 
"Austria mbështet stabilitetin politik të Shqipërisë dhe progresin e reformave kyçe në vend" përfundoi ai. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut