Tryeza e OSBE-së: Ligjet, të
konsultohen me shoqërinë civile
OSBE në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë mbajtën dje një tryezë diskutimi, ku rëndësi iu vu faktit të bashkëpunimit të insitutcionit ligjvenës me shoqërinë civile.
TIRANE- OSBE në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë mbajtën dje një tryezë diskutimi, ku rëndësi iu vu faktit të bashkëpunimit të insitutcionit ligjvenës me shoqërinë civile. Duke iu referuar edhe temës kryesore "Praktikat më të mira në nxitjen nga Parlamenti, të pjesëmarrjes qytetare të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura”, zvendës ambasadori i OSBE, Robert Wilton, kërkoi nga Qeveria që bëj transparencë me projektligjet si dhe paraprakisht ata të konsultohen edhe me grupet e interesit para se të shkojnë në Kuvend. “Shoqëria civile dhe Parlamenti po nisin të zgjasin duart drejt njëri-tjetrit. Por nuk kanë arritur aq larg sa duhet dhe ne jemi të vendosur që të ndihmojmë të dyja palët të ndërtojnë një urë lidhëse”, tha nënkryetari i Prezencës së OSBE.
Ai tha se afatet për ofrimin e komenteve janë shumë të shkurtra dhe nuk ka rregulla të qarta të konsultimit publik. “Projektligjet jo gjithmonë janë postuar në faqen e internetit të parlamentit dhe shumë prej tyre janë vendosur në rendin e ditës në vijim të një njoftimi të shkurtër, pa konsultimet e mjaftueshme publike apo kohën e duhur për shqyrtim nga deputetët. Trajtimi i këtyre çështjeve do të mundësonte një procesi konsultimi më transparent dhe më gjithëpërfshirës, duke përfshirë më tej shoqërinë civile dhe partnerët socialë, duke rritur së fundmi besimin e publikut në hartimin e legjislacionit”, tha Wilton. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe ish deputetë të Kuvendit, Ilir Rusmaili apo dhe Arben Malaj, të cilët folën rreth praktikave të parlamentarizmit.
Ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili duke iu referuar tendencës së politikës për të ndryshuar shpesh ligjet tha se problemi është tek zbatimi dhe jo hartimi i tyre. Ndërkohë që ,inistri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirian Celibashi ka konfirmuar se nëse pakënaqësitë për paketën anti-korrupsion do të vijojnë, qeveria do të ndërhyjë. Sipas Celibashit, po monitorohet ecuria e ndryshimeve në ligjin antimafia dhe kodin e procedurës penale, të cilët prej disa ditësh janë duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare dhe janë kundërshtuar haptazi nga ndërkombëtarët.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5285
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15