Tryeza me BE në Bruksel, Balla:
Duam negociatat, Vetingu provë

Tryeza me BE në Bruksel, Balla:<br />Duam negociatat, Vetingu provë<br>
I pranishëm në Bruksel, në Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor, kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot, se BE do të marrë së shpejti një vendim sa i përket negociatave me qeverinë tonë për anëtarësim.

Bashkimi Europian do të marrë së shpejti një vendim mbi axhendën e negociatave me Qeverinë tonë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë politike, e kanë pritur për më shumë se dy dekada.

Edhe prezenca jonë e të tre kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në Kuvendin e Shqipërisë e konformon këtë mbështetje për hapjen sa më shpejt të negociatave.”, u shpreh Balla.

I shoqëruar nga Edmond Spaho, Petrit Vasili dhe Evis Kushi, si pjesë e delegacionit shqiptarë, Balla theksoi se shenjë e progresit të Shqipërisë është edhe miratimi i disa reformave të rëndësishme, siç është edhe vetingu. Sipas Ballës shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete me emra gjyqtarësh e prokurorësh.

Një vit më parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërine në vleresim të progresit në permbushjen e prioriteteve kyç dhe në varësi të progresit të prekshëm dhe të besueshëm të reformës në drejtësi, në mënyre të vecantë ri-vlerësimi (vetting) i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Unë e falënderoj Komisionin Europian për angazhimin dhe për mbështetjen që po i jep implementimit te procesit të veting-ut. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete, me emra konkretë gjyqtarësh dhe prokurorësh”, ka thënë Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Sebashku me koleget Spaho (PD), Vasili (LSI) dhe Kushi (PS) po marrim pjese ne Tryezen e Nivelit te Larte mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perendimor

Nje pjese e fjales time te mbajtur ne sesionin e pare te Tryezes.

Bashkimi Europian do te marre se shpejti nje vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverine tone drejt anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane. Ky eshte nje hap, te cilin shqiptaret, pavaresisht bindjeve apo perkatesise politike, e kane pritur per me shume se dy dekada.

Edhe prezenca jone e te tre kryetareve te grupeve me te medha politike ne Kuvendin e Shqiperise e konformon kete mbeshtetje per hapjen sa me shpejt te negociatave.

Eshte pergjegjesia jone t’ju informojme mbi hapat e veshtire, por te domosdoshem, që ne në Shqipëri kemi marre dhe po marrim per tu pergatitur per konformitetin me acquis communautaire.

Pavaresisht polarizimit politik si ne cdo vend tjeter te Ballkanit, ne kemi mundur qe te miratojme me konsensus reforma te rendesishme sic ishte reforma ne drejtesi, apo ligje te standardeve europiane sic ishte ligji per pakicat kombetare, nje shembull per tu ndjekur edhe per vendet e tjera te rajonit.

Nje vit me pare, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine ne vleresim te progresit ne permbushjen e prioriteteve kyç dhe ne varesi te progresit te prekshem dhe te besueshem te reformes ne drejtesi, ne menyre te vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokuroreve.

Une e falenderoj Komisionin Europian per angazhimin dhe per mbeshtetjen qe po i jep implementimit te procesit te vetting-ut. Shume shpejt do te kemi rezultate konkrete, me emra konkrete gjyqtaresh dhe prokuroresh.

Nderkohe ne kemi marre pergjegjesine tone ne nje hap tjeter. Gjate javeve te fundit Qeveria jone ka miratuar nje plan shume ambicioz ne luften kunder krimit te organizuar. Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale ne shenjestren ndershkuese te ligjit: “kudo qe te fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojme dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtesise per t’ju ndershkuar me burg.” Ne jemi ne nje proces te ndertimit te nje infrastrukture te zbatimit te ligjit ne gjithe vendin me qellim crrenjosjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e infektimit te gjeneratave te reja.

Ne lidhje me luften kunder kultivimit te kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, per vitin 2017 Shqiperia kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqiperia nuk eshte me kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kane patur deshiren ta quajne. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njehere e pergjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.

Duke e rifalenderuar Parlamentin Europian per mbeshtetjen dua te riperseris kerkesen tone per te filluar axhenden e negociatave per anetaresim.

Ne perfundim, besoj se shpreh mendimin e te gjitha delegacioneve nga Ballkani, BE duhet t’i jape fund izolimit te qytetareve te Kosoves dhe te perfshije vendin e vetem te mbetur ne rajonin tone ne marreveshjen e liberalizimit te vizave.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme