SHKODËR - Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham e ka cilësuar si hap pozitiv tryezën e partive politike për ndryshimet në reformën zgjedhore.
“Ne këtë tryezë, të gjitha partitë kanë mundësi që të shprehin opinionin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Tryeza për reformën zgjedhore është një sinjal i mirë për procesin integrues të vendit.”, tha diplomatja britanike.
Deklaratën Mcllwham, e bëri në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetare nderi” të shkrimtares Edit Durham.