Tryeza për dialog, Rama, Meta e
Basha i përgjigjen ‘Ok’ Nishanit

Tryeza për dialog, Rama, Meta e<br />Basha i përgjigjen ‘Ok’ Nishanit
TIRANE-Dy krerët e maxhorancës politike Edi Rama dhe Ilir Meta njëkohësisht edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Nishani për t’u ulur në një dialog për zgjidhjen e krizës .
 
Duke parë dakortësinë e tre liderëve kryesorë politike për t’u bërë pjesë e tryezës së dialogut, i mbetet në dorë Presidentit të Republikës që të finalizoje tryezën e dialogut.
 
Një ditë më parë, por edhe sot kryeministri Rama e ka përsëritur se mirëpret një dialog nga presidenti e po ashtu edhe kreu i LSI Ilir Meta këtë të premte konfirmoi mbështetjen për një tryezë të thirrur nga presidenti.

E kam treguar gatishmërinë për nismën e presidentit për dialog, dhe pavarësisht për rezervat e mëdha që kam për qëndrimet Presidentin Nishani kur vendi kishte nevojë për paanshmërinë e tij, por pavarësisht vullnetit të mirë të Nishanit, mesa duket dhe nisma e tij nuk po sjell sukses për ta bindur Bashën të ulet në tryezë edhe përse i është lënë atij dorë e lirë cfarë do të diskutojë në tryezë”, tha sot Rama.
 
“Jemi të hapur për çdo zgjidhje sepse problemet janë serioze. Do të bëj çdo gjë për krijimin e një mirëbesimi, mirëkuptimi. Kemi mbështetur dhe idenë e një tryeze për presidentin, kam thënë ‘patjetër, cdo dialog", tha sot Meta.

Ndërkohë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur dy ditë më parë për ftesën e presidentit për dialog u shpreh se është i hapur.

Jo se ende nuk kam ftesë, por kemi biseduar për këtë dhe unë dhe opozita jemi të hapur”, tha Basha.

Ndërkaq edhe kreu i PDIU në koalicion me PS, dy ditë më parë i kërkoi presidentit të ulë palët në tryezë dialogu duke konfirmuar kështu edhe gadishmërinë e tij për presidentin.
Le të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë ne të dalim vetëm me një zgjidhje.
Atë zgjidhje që ne ia kemi detyrim qytetarëve. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet sugjeron urgjencën e thirrjes së tryezës politike nga e Presidentit për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike. Në mënyrë që nesër ju të mos jeni të detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
”.

Presidenca: Ftojmë palët në dialog. Rama mos fyej Nishanin
Ndërkaq Presidentit i Republikës zyrtarizoi këtë të premte ftesën e tij publike për të thirrur në një tryezë dialogu të gjitha palët politike.
 
Përmes zëdhënëses së institucionit të presidentit, Kreu i Shtetit u bën thirrje faktorëve politike të mos fyejnë përmes deklarateve institucionin që drejton.
Zëdhënësja e presindetit tha se një tryezë e tillë mund t’i shërbejë zgjidhjes së krizës politike në vend.
Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishme rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe jo e agjendës presidenciale për tejkalimin e krizës politike në vend.
 
Institucioni i Presidentit të Republikës u bën edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me axhendë serioze dhe të gjithëpranuar duke u larguar nga retorika pa produkt, në shërbim të çtensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë për të pasur mundësinë të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend
”.

Tani mbetet që deklaratat të finalizohen në hapa konkretë.

Rama i përgjigjet Nishanit: Keqardhje, provuat se s'jeni i paanshëm
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Presidencës sa i takon komenteve të kreut të qeverisë ndaj Bujar Nishanit, për tryezën e dialogut të forcave politike. 

Përmes një reagimi në Facebook, Rama theksoi se Nishani provoi se nuk është i paanshëm. Shefi i ekzekutivit përsërit sërish se është i gatshëm për dialog pa kushte. 

"Z.President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë!Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!Unë jam gati për dialog.Pa kushte", shkruan kryeministri Edi Rama. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij