Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Luigi Soreca përshëndet faktin që opozita jashtë parlamentare mori pjesë në tryezën e reformës zgjedhore të organizuar nga OSBE-ja, ndërsa kërkoi që të zgjidhet edhe kriza politike.
"Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së sotme për reformën zgjedhore, të organizuar nga OSBE.
Shqipëria ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR-it dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike" shkruan ambasadori i OSBE-së.

Komente

