Tryeza per Reformen Zgjedhore,
problem korrupsioni e inkriminimi
Shoqëria Civile i sugjeron klasës politike nisjen e reformës zgjedhore, për t’i dhënë zgjidhjeve problemeve të konstatuara në zgjedhjet e fundit, ato vendore të 21 qershorit 2015.
Shoqëria Civile i sugjeron klasës politike nisjen e reformës zgjedhore, për t’i dhënë zgjidhjeve problemeve të konstatuara në zgjedhjet e fundit, ato vendore të 21 qershorit 2015.
Në funksion të ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë organizon të martën konferencën me temë “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, ku do të marrin pjesë edhe kryeministri Edi RAMA e kryetari i PD, Lulzim Basha, të cilët do të duhet të ndajnë pikëpamjet e tyre për problemet e zgjedhjeve.
Sipas Vëzhguesve Vendorë ky sesion i Kuvendit pritet të jetë i ngjeshur me nisma legjislative dhe pritet të përmbyllet pjesa dërrmuese e reformës në drejtësi, e cila do të pasohet nga reforma zgjedhore.
Gjithashtu, një prej problemeve konkrete të konstatuara edhe nga Shoqëria Civile gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve, është korrupsioni elektoral, i cili gjithashtu do të marrë një vëmendje të veçantë gjatë këtij diskutimi.
Sikurse shqetësues cilësohet edhe përfshirja e personave me precedentë penalë, ose akoma më keq me të shkuar kriminale në proceset zgjedhore.
“
Përpos këtyre, në gjysmën e parë të vitit 2016 pritet të bëhet pjesë e diskutimeve dhe nismave ligjore për reformën në drejtësi edhe reforma zgjedhore. Një reformë që është e gjithëpranuar që duhet të jetë e thellë, si nga aktorët politikë dhe prej aktorëve vendas e të huaj me interes në çështjet zgjedhore. Si e tillë, reforma zgjedhore duhet të adresojë së pari tërë problematikat e vërejtura në traditën 25 vjeçare të proceseve elektorale. Një traditë problematikash që zë rrënjë pikërisht tek fenomeni i korrupsionit elektoral”, vërejnë Vëzhguesit Vendorë.
Për këtë shkak Shoqëria Civile vlerëson me vend organizimin e një aktiviteti për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij fenomeni si një ndër sfidat serioze me të cilat po përballet demokracia dhe shoqëria shqiptare, ku është ftuar edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Gjithashtu, në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, si dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe kreu i Prezencës së
OSBE, Robert Wilton.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82%
-
Jo
14.4%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15