Tryeza, Rama: Sporti
duhet të rilindë 

Tryeza, Rama: Sporti<br />duhet të rilindë 
TIRANË – Partia Socialiste ka mbledhur sot pasdite tryezën për sportin, pjesë e programit “Për një Rilindje shqiptare”. Në prani të përfaqësuesve edhe të grupeve të interesit, kryesocialisti Rama tha se ky sektor me rëndësi për jetën e shqiptarë duhet të rilindë. Sipas tij në vend mungon vizion për të ardhmen, veçnarërisht për të mos lejuar largimin e talenteve jashtë vendit.
"Gjithë ata që nuk gjetën veten, ikën nën një flamur tjetër, dhe shumë i quajtën tradhtar, por tradhtarët e vërtetë ishin ata që nuk panë talentin e këtyre njerëzve dhe nuk investuan për ta... e shpenzuan para pa fund në drejtim të paditur. Ngrejnë titullin kampion bote për vend tjetër, për shkak se shteti shqiptar nuk pati zemër e mend për të vënë një shumë në zërin buxhet sport, e pra kjo është një anë e medaljes që ne duhet ta fshimë përgjithmonë duke parë me vëmendje se për të patur një sport që të konkurrojë në nivele botërore në të gjithë nivelet sportive, e sot Shqipëria e ka të pamundur", tha Rama.

Sipas tij edhe në zona të rrënuara ekonomikisht ka traditë për sporte të rënda dhe atje ka talente që nuk kanë nevojë për shpenzime të papërballueshme.
“Në rast se sporti është kulturë qytetare nuk ka mundësi që imazhi i parë që vjen në mënd kur mbyll sytë është sesi përjetojmë realitetin, është mungesa e qytetarisë dhe duke parë sportin si kulturë padyshim ka një mijë e një arsye për t’u dorëzuar përpara këtij realiteti. Për të thënë që është e pamundnur që ta lindim sportin shqiptar, ta bëjmë pjesë të Rilindjes Shqiptare. Por, nga ana tjetër sporti është dhe një instrument, dhe ndoshta një nga instrumentat më efikasë për ta zhvilluar këtë rilindje shqiptare që është dhe emri që ne i kemi vënë viziont tonë. është një instrument tonë për të afruar njerëzit duke stimuluar zhvillimin individual, komunitet e kombëtar”, deklaroi kryesocialisti.
Në mbyllje të fjalës së tij shefi i opozitës theksoi se projekti i PS është një projekt ambicioz, një flamur i ambicies për mënyrën se si duhet të integrohet kultura sportive dhe se si duhet të integrohet gjithë programi sportiv duke kaluar përmes konkurrencës.

Drejtuesi i tryezës, deputeti socialist Fidel Ylli, duke u ndalur te dhuna në futboll tha se ky është turp për të gjithë. “Polici rreh arbitrin, futbollistët policinë. Programi ynë nuk e lejon më këtë. Drogërat janë të palejueshme dhe nuk në sportet tona nuk i monitoron kush ato”, tha Ylli.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane