Tryeza, takimi Rama-Basha
në “dorë” të Zana Xhukës
Përgatitja e takimit mes liderit të opozitës dhe atij të mazhorancës ka mbetur peng i kërkesave për ILDKP dhe INSTAT. Kur kanë kaluar ditë nga shkëmbimi i letrave mes dy liderëve kryesore të politikës, negociatat për formatimin e takimit mes tyre s’kanë ecur sipas parashikimit.
TIRANE - Kur kanë kaluar ditë nga shkëmbimi i letrave mes dy liderëve kryesore të politikës, kryeministrit dhe kreut të mazhorancës Edi Rama e kryetarit të PD dhe opozitës Lulzim Basha, negociatat për formatimin e takimit mes tyre s’kanë ecur sipas parashikimit. Kreu demokrat vijon të këmbëngulë në rikthimin e Zana Xhukës në krye të ILDKP dhe të Ines Nurjes në krye të INSTAT, pa llogaritur futjen në këtë format të takimit dhe konsensusin në Kuvend për reformat më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me reformën e ndarjes territoriale.
Negociatorët Taulant Balla nga PS dhe Majlinda Bregu nga PD nuk është se nuk janë takuar, por me sa duket Basha qëndron sërish në të vetën, duke shtuar dhe çështjen e shkarkimeve në administratë, çështjen e përplasjes me institucionet më të larta të shtetit, çka me sa duket e bën pak të vështirë uljen në një tavolinë të kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës. Ndërkohë që në funksion të një takimi mes Ramës dhe Bashës ka qënë dhe investimi i zyrtarit të lartë të DASH Jonathan Moore, në takimin që ka pasur me të dy liderët kryesorë të politikës shqiptare.
Njëherësh Rama dhe në vizitën e fundit në Berlin ku është takuar me kancelaren Merkel ka garantuar se do të bashkëpunojë ne opozitën, për të qënë bashkë në rrugën drejt integrimit në BE. Madje më parë qeveria bashkë me konsensusin për reformën territoriale, ka shpallur dhe tërheqjen nga amendamenti për ligjin për Autoritetin e Medieve Audovizuale dhe ka shtyrë projektligjin për ndryshimet e statusit të nëpunësit.
Më se njëherë kreu i qeverisë dhe i mazhorancës Edi Rama ka garantuar se nëse opozita zë vendin e saj në komisionin për ndarjen territoriale, ku ka numër të barabartë anëtarësh me mazhorancën por dhe të drejtën e vetos, atëherë konsensusi i arritur në këtë komision do respektohet nga shumica e do të votojë unanimisht produktin e dalë nga konsensusi. Kurse Basha kërkon që konsensusi të arrihet në Kuvend e të jetë më i gjërë se sa ai për reformën e ndarjes së territorit. Njëherësh kërkon të denoncohet dhe vjedhja e votave për zgjedhjet e pjesshme në Korçë. Mazhoranca e ka garantuar opozitën se do të mbajë fjalën për reformat, arritjen e konsensusit në mënyrë që të arrihet marrja e statusit dhe hapja e negociatave. Negociusit po përpiqen të afrojnë qëndrimet, në mënyrë që në ditët në vijim Rama dhe Basha të ulen në një takim që do të ishte dhe një sinjal për BE.
Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37