‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Michel Tarran u ka bërë apel palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bëjnë të mundur votën e diasporës për zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Thirrjen në gjuhën shqipe, ambasadori i OSBE-së e bëri gjatë një tryeze të përbashkët diskutimi me KQZ-në për procesin zgjedhor me temë 'Zgjedhjet 2025'.

‘Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje.’- tha Tarran.

Diplomati i OSBE-së bëri thirrje gjithashtu që të realizohet Reforma Zgjedhore e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e tyre për çuarjen para të procesit.

‘Prezenca e OSBE-së vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin. Transparenca dhe gjithë përfshirja e palëve përbëjnë element themelor të zhvillimit demokratik të vendit. Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar përmirësim nga zgjedhja në zgjedhje. Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet të kuptojmë sa më mirë vështirësitë që hasim gjatë procesit në mënyrë që të kemi përmirësim të vazhdueshëm. Presim të diskutojmë si institucionet publike i administrojnë denoncimet gjatë fushatave zgjedhore dhe rrugët për të përmirësuar raportimin dhe sfidat për administrimin zgjedhor.

OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ja vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore.’- u shpreh Tarran.

Por do të duhej të kalonin vetëm pak minuta që përfaqësuesit e PS dhe PD të pranonin dështimin dhe t’i hidhnin fajin njëra tjetrës se po pengojnë votimin e emigrantëve.

‘Grupi i dialogut ka dështuar për konsensus, secila palë mund të flasë për arsyet pse dështoi, por nga ana jone kemi treguar vullnet, por do presim deri në fund. Presim deri moment të fundit.’- u shpreh Gjylameti.

‘Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më përpara që emigrantët të votojnë vetëm nëse kanë një adresë të ligjshme. Ata qindra mijëra emigrantë që kanë ikur vitet e fundit, që e vërteton edhe censusi i manipuluar, nuk do të kenë të drejtën e votës.’- tha Bylykbashi.

Për maxhorancën, opozita po tregon mungesë vullneti edhe për shtrirjen e votimit elektronik, duke krijuar alibi për manipulim të votës elektronike.

‘Për ta shtrirë procesin dhe numërimin elektronik në pesë qarqe. Teknologjia eliminon një se problematikat. Shpresoj që nga kolegët e opozitës ta kemi te njëjtën gjë te mos ngremë artifica ligjore për votimin elektronik.’- u shpreh Gjylameti.

 “E ka manipuluar faktori njeri”- tha deputeti i PD.

Në tryezën për reformën zgjedhore, mungoi përfaqësuesi i atyre që njihen si demokratët euro-atlantikë të Lulzim Bashës që po ashtu ka depozituar një sërë nismash për realizimin e votës së diasporës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Tryeza ‘Zgjedhjet 2025’, Gjylameti: Grupi i dialogut dështoi për konsesnus! Të gatshëm të votojmë votën e diasporës

1720519765_blerinagjylametikqz.jpg

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti pranoi se ‘Grupi i Dialogut’ ka dështuar dhe tha se nga ana e tyre është treguar vullnet për çuarjen para të reformës zgjedhore.

‘Shqetësimi më i madh na jepni kohën e duhur për të implementuar çdo lloj ndryshimi që procesi zgjedhor të zhvillohet në kohën e duhur. Si përfaqësues të PS-së e kemi treguar kur u ngrit Komisionin i Reformës në vitin 2022, dështoi me sukses për shkak të problematikave të PD-së, por kishim vullnet të ngrinim grup dialogu me opozitën për të adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të OSBE-ODIHR.

Grupi i dialogut ka dështuar për konsensus, secila palë mund të flasë për arsyet pse dështoi, por nga ana jone kemi treguar vullnet që jemi të gatshëm për te adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE-së, por do presim deri fundit. Presim deri moment të fundit. Jemi të gatshëm që diaspora të votojë. Regjistrimi i tyre të jetë pranë KQZ. Së dyti për ta shtrirë procesin dhe numërimin elektronik në pesë qarqe. Teknologjia eliminon një se problematikat. Jam e bindur si përfaqësuese e PS që palët të ulen me tryeze. Shpresoj që nga kolegët e opozitës ta kemi te njëjtën gjë te mos ngrjemë artifica ligjore për votimin elektronik.’- tha Gjylameti.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic