Vota e diasporës/ PS çon në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Spiropali: Ende presim propozimet e PD-së

Tirane-Një ditë pasi Partia Socialiste depozitoi në Kuvend projektligjin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e emigrantëve dhe herësin, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ftoi PD-në e grupet e tjera parlamentare që të votojnë draftin socialist dhe të bëjnë propozimet e tyre për të realizuar sa më të plotë një reformë zgjedhore. .

“Kemi bërë çdo përpjekje që të mund të gjenim dhe fjalën e përbashkët për shumicën e cilësuar por kur nuk kemi dakordësinë, PS ka çuar propozimet që reflekton vetëm Gjykatën Kushtetuese. Ne besojmë se diaspora duhet të votojë, ndaj kemi reflektuar vendimin e Gjykatës. Propozimet janë aty, lehtësisht të zbatueshme. Propozimi ynë është i ngjashëm me sisteme edhe jashtë. Janë lehtësisht të zbatushme.

Ne jemi ende të gatshëm për tu ulur. Ne ishim në një ngushtim afati për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ ODIHR e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi ende në pritje për të marrë propozimet.”, u shpreh ajo.

Për mazhorancës ka ende kohë që reforma të mos dështojë dhe të realizohen edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

“Ne besojmë që është detyrë e çdo grupi parlamentar që të japë propozimet më të mirë dhe më pas të shkojmë në seancë dhe t’i votojmë. Megjithatë ka ende kohë. E rëndësishme është që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj. Të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë vendimin e gjykatës ti votojmë në seancë”

A u hodh në erë grupi i dialogut?

Krahasimet me hedhje në erë nuk kanë vënd fare në këtë diskutim. E propozuam ne këtë grupin e dialogut. Ne kemi të gjithë vullnetin për të bërë këtë debat, dhe për të gjetur vullnetin përtej interesave. Duhet të votojmë ta bëjmë realitetit në 2025" tha Spiropali.

Për të votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor duhen 84 vota por a i ka PS?

“Nuk është qëllimi ynë asht të bëjmë llogaritarin e votave, apo të gjuajmë votat, por është detyrë e çdo grupi parlametar të japë propozimet më të mira” tha Spiropali.

Të vënë përballë presionit të kohës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sinjaleve aspak pozitive për një produkt konsesual me opozitën, socialistët depozituan të vetëm në kuvend propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor.  Nisma e PS-se e mbështetur me firmat e 7 deputetëve, adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin, si vota e diasporës dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni.

Sipas këtij projektligji, emigrantët do të votojnë me postë ndërsa do të regjistrohen 100 deri në 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Vota e tyre do të llogaritet në qarkun e fundit ku kanë jetuar në Shqipëri. Sa i përket herësit, socialistët kanë propozuar kufiri i votave që një kandidat të marrë të jetë 7000 dhe jo më 10 000 vota siç ishte në zgjedhjet e fundit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi