Tryezat për ekonominë, ja
biznesmenët e PS dhe PD
Dy tryeza, shumë afër njëra-tjetrës në kohë, janë organizuar nga opozita dhe qeveria këtë javë, në qendër të të cilave ka qenë biznesi. Preferencat politike të biznesmenëve shqiptarë e të huaj dalin në pah, edhe po të nisesh nga prania apo mungesa e tyre në njerën apo tjetrën tryezë
TIRANE- Në tryezat e thirrura praktikisht nga partitë kryesore politike gjatë javës së kaluar është vënë re se përbërja e përfaqësuesve të biznesit nuk ka qenë e njëllojtë, siç mund të mendohej. Në fakt, tema e të dyja tryezave ishte e njëjtë: marrëdhëniet e shtetit me sektorin privat, çfarë pret biznesi nga qeveria aktuale apo ajo e ardhshme, cilat janë shqetësimet e biznesmenëve lidhur me ligjet, aktet nënligjore dhe veprimtarinë e administratës në marrëdhëniet me ta.
Mund të mendohet se në të dy rastet janë thirrur të njëjtët faktorë të sektorit privat, qofshin këta subjekte apo persona. Ftesat janë bërë nga Partia Socialiste, nëpërmjet Arben Ahmetajt, sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit dhe nga Këshilli Konsultativ i Biznesit, që është një institucion i përbashkët shtet-privat, në rastin e qeverisë. Sipas pjesëmarrësve në të dy takimet, në tryezën e organizuar nga ana e opozitës ka patur më tepër të pranishëm, se sa në takimin qeveritar. Ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e përfaqësuesit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Patrick Pascal, në takimin e kryesuar nga Berisha, që shoqërohej nga zëvendësministri i Ekonomisë Enno Bozdo dhe këshilltarja e tij për ekonominë, Suzana Guxholli. Pascal nuk kishte munguar në takimin e Partisë Socialiste. Në takimin me Edi Ramën nuk ka munguar as drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jakaj, që nuk ishte në takim me Berishën. Nga burime pranë kësaj Dhome, u mësua se në rastin e dytë ai ka qenë jashtë vendit. Në të dy takimet kanë marrë pjesë aktivisht përfaqësuesit e shoqatës së biznesit Business Albania, të kryesuar nga Luan Bregasi, Dhomës Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Flloreta Luli-Faber, Shoqata e Industrialistëve Prodhues, e kryesuar nga Gjergj Buxhuku, etj. Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë Alban Zusi nuk ka qenë në takimin qeveritar, ndërkohë që ishte i pranishëm në tryezën opozitare.
Ndërkohë, kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla ka marrë pjesë vetëm në takimin me Berishën, i shoqëruar edhe nga kreu i Dhomës së Durrësit. Konfindustria Shqiptare, e përfaqësuar nga Hajredin Fratari, gjtihashtu, ka parapëlqyer qeverinë për të marrë pjesë, ashtu sikurse presidenti i Union Bank, Edmond Leka, duke munguar në tryezën e Ramës. Vetëm në eventin qeveritar ka qenë i pranishëm edhe kreu i Shoqatës së Rojeve Civile, Safet Gjici, i njohur për lidhje me pushtetin aktual, Kujtim Shkreli i Importuesve, Gjergj Gjika i Fasoneve.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21