TIRANE - Duhet një partneritet midis qeverisë, universiteteve dhe bizneseve. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në tryezën e rrumbullakët për punësimin e të rinjve.
Me temën “Praktikat e punës në shërbim të studentëve” në fokus të takimit u vendos e ardhmja e studentëve pas diplomimit.
Meta tha se iniciativa e Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) nuk duhet të mbetet thjesht vullnet i mirë i tyre, por duhet punuar në drejtim të legjislacionit.
“Duhen bërë përmirësime në legjislacion që të garantojnë praktikat e punës“, -theksoi kreu i LSI-së.
Sipas Metës, gjithçka duhet të jetë në funksion të tregut të punës. “Eshtë e domosdoshme t’iu theksoj se lëvizja jonë është “arsimim për punësim”, -deklaroi Ilir Meta.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe zv/kryeministri Edmond Haxhinasto, Shezai Rrokaj dekani i Universitetit të Tiranës, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj e të tjerë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com