Tsarnaev do të përballet me akuzat
për vendosjen e bombave

Tsarnaev do të përballet me akuzat <br />për vendosjen e bombave
Prokurorët amerikanë po përgatisin akuzat ndaj Dzhokar Tsarnaev si dhe detajet e kapjes së të dyshuarit për vendosjen e bombave në maratonën e Bostonit .

Nëse ai do të akuzohet për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, mund të përballet me dënimin me vdekje.

Tsarnev aktualisht ndodhet në spital dhe nuk është në gjendje për të folur për shkak të një plage të marrë në fyt nga shkëmbimi i zjarrit me policinë para se të arrestohej.

Mediat amerikane citojnë burime anonime të cilat thonë se i riu nga Çeçenia po i përgjigjet pyetjeve të hetuesve nëpërmjet shkrimit por kjo ende nuk është konfirmuar.

Sipas tyre, pyetjet kanë të bëjnë me bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm si dhe lidhjet me ndonjë strukturë terroriste që mund të kenë për synim vendosjen e bombave të tjera.

19 vjeçari u arratis gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në periferinë e Ëatertoën-it pranë Bostonit ditën e enjte ku vëllai i tij më i madh mbeti i vrarë.

Vëllezërit Tsarnaev, erdhën në zonën e Bostonit kur ishin të vegjël dhe pjesëtarë të familjes dhe miqtë të tyre kanë shprehur mosbesim që ata qenë në gjendje të kryenin një krim të tillë të rëndë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës