Tsipras apel BE-së për ndihmë
për refugjatët:Nuk i përballojmë dot

Infrastruktura aktuale e Greqisë nuk mund të përballojë mijëra klandestinët që zbresin në brigjet helene prej vendeve të prekura nga luftërat, si Siria apo Afganistani, gjë për të cilën kërkon ndihmë nga Bashkimi Evropian. Kështu është shprehur këtë të premte kryeministri Alexis Tsipras, që ndër të tjera thekson se “ka ardhur koha të shohim nëse BE është BE e solidaritetit, apo një BE e vendeve që përpiqen gjithë secili të mbrojë kufijtë e vetë”, koment ky i bërë gjatë një takimi me krerët e ministrive përgjegjëse që po përballojnë këtë fluks emigrantësh ilegalë.

Por agjencia e OKB për refugjatët (UNHCR) i ka bërë thirrje Greqisë të vendosë nën kontroll “kaosin total” në ishujt e Mesdheut, ku mijëra emigrantë kanë zbritur deri më tani. Rreth 124 mijë kanë mbërritur vetëm më 2015, shumica përmes Turqisë, sipas Vincent Cochetel, drejtor i UNHCR për Evropën. “Niveli i vuajtjeve që kemi parë të heqin refugjatët nëpër ishuj është i padurueshëm.

Njerëzit mbërrijnë me idenë se tashmë gjenden në BE, por ajo që ne kemi parë është diçka, që kurrsesi s’mund të jetë e pranueshme në drejtim të standardeve të trajtimit të tyre”, tha Cochetel, pazi vizitoi ishujt grekë të Lesbosit, Kosit dhe Chiosit. Autoritetet greke duhet të “udhëheqin dhe koordinojnë përgjigjen ndaj një fluksi të tillë”, tha Cochetel, një veteran 30-vjeçar i agjencisë së OKB-së për refugjatët. “Kurrë nuk kam parë një situatë të ngjashme.

Ky është BE dhe një situatë e tillë është tërësisht e turpshme”. Greqia, së bashku me Italinë, kanë qenë në vijën e parë të përballimit të fluksit të madh të emigrantëve klandestinë që duan t’u shpëtojnë zonave të pasigurta të luftës dhe që janë në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë në Evropë. Megjithatë, ekonomia greke është duke rënë sërish në recesion, vetëm pak pasi kishte nisur rikuperimin nga një recesion i gjatë 6-vjeçar që u shkaktua prej krizës së borxheve të saj.

Për rrjedhojë, qeveria thotë se nuk mundet të përballojë presionin e madh të ushtruar prej mijëra refugjatëve pa parà. “Fluksi i emigrantëve drejt Greqisë ka shkuar përtej asaj që mund të përballojë infrastruktura jonë shtetërore”, tha Tsipras.

“Po përballemi me probleme tepër domethënëse, ndaj dhe i kemi kërkuar ndihmë BE”. Ehe pse e pranon se kriza e emigrantëve “s’është domosdoshmërish prioritet kryesor për anëtarët e qeverisë greke”, Cochetel ka thënë se Greqia mundet ende të hartojë një plan për reagimet emergjente.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë