/ATSH-AFP/ - Greqia do të qendrojë në zonën euro dhe do të luftojë kundër politikës shtrënguese që po shkatërron Evropën, rikonfirmoi sot Alexis Tsipras, shef i partisë së majtë Syriza, favorit në sondazhe për zgjedhjet legjislative në Greqi.
"Është e qartë nga çdo pikëpamje se çështje për një dalje të Greqisë nga euro nuk ekziston", nënvizoi Alexis Tsipras në një intervistë të publikuar sot në të përjavshme greke "Realnews".
Ai shtoi se "kjo tendencë paniku ekziston që prej vitit 2012, në mesin e krizës greke, por klima është krejtësisht e ndryshme aktualisht".
"I vetmi që flet për këtë ngajrje është Adonis Samaras, por kjo është përgënjeshtruar çdo ditë nga drejtuesit e lartë evropianë", konfirmoi shefi i Syriza-s.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian theksoi se përkatësia e një vendi në zonën euro ishte e pakthyeshme.
"Greqia avancon dhe së bashku me të Evropa ndryshon", theksoi Alexis Tsipras.
/Shqiptarja.com