Tsipras i mbijeton mocionit të mosbesimit përpara zgjedhjeve europiane

Tsipras i mbijeton mocionit të mosbesimit përpara zgjedhjeve europiane

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras fitoi të premten në mbrëmje votëbesimin e Parlamentit, i mbështetur nga 153 deputetë. Para votimit ai debatoi ashpër me kreun e Demokracisë së Re, Mitsotakis. Ato u fokusuan kryesisht te paketa financiare dhe përfitimet sociale që kryeministri Tsipras bëri të njohura në fillim të javës për pensionistët dhe shtresat më të varfra të shoqërisë.

"Masat sociale që prezantuam për vitet 2019-2021 do të jenë të përhershme. Ato shënojnë një agim të ri për vendin tonë, dhe vënë në vend drejtësinë e shpërblejnë sakrificat e shumë qytetarëve në këto vite të gjata krize"-tha Tsipras.

Sipas mediave greke, Mitsotakis partia e të cilit po kryeson në sondazhe ndaj SYRIZA-s, tha se kryeministri Tsipras duhet të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nëse humbet në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Zgjedhjet europiane do të jenë "një votë kundërshtimi ndaj qeverisë më të keqe që Greqia ka njohur që nga rivendosja e demokracisë," tha Mitsotakis, duke iu referuar fundit të diktaturës ushtarake të vendit në vitet 1967-1974.

Greqia ka hyrë në një periudhë të zgjatur elektorale dhe zgjedhjet për pushtetin lokal që zhvillohen bashkë me ato europarlamentare, më 26 maj, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në  fillim të muajit tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marija: 11/05/2019 14:47

    bravo se kujtohet krieministri per shtresat me te varfera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh