Tsipras kryeministri i ri i Greqisë
Balla: Marrëdheniet mbeten solide 

Tsipras kryeministri i ri i Greqisë<br />Balla: Marrëdheniet mbeten solide 
Deputeti Socialist, Taulant Balla ka hequr një paralele mes ndryshimit të qeverisë në Greqi, pas zgjedhjeve të së dielës, dhe ndryshmit në Shqipëri gjatë 23 qershorit. I ftuar në studio në A1 Report, Balla tha se ka pasur një lloj ndryshimi të shumëpritur, si në 23 qershor në Shqipëri dhe tani në Greqi.
 
“Sondazhet e fundit flisnin qartë se dinferenca mes SYRIZA-s dhe Demokracisë së Re ishte bindëse. Në Greqi kemi një qeveri të re, vlen për tu theksuar se SYRIZA nuk mund të qeverisë e vetme por në koalicion. SYRIZA është një koalicion i vështirë për t’u administruar, megjithatë ndryshimet janë të mira. Është një lloj ndryshimi i shumëpritur, si në 23 qershor dhe tani në Greqi. Kanë marrë një votëbesim popullor për të ndryshuar vendin. Ideologjikisht dhe konceptet për dy vendet janë të ndryshme. Nëse Tsipras ka marrë përsipër të ulë masat shtrënguese, maxhoranca jonë e morri një mandat qeverisës të 1 milion qyterarëve për të ndalur rënien ekonomike, zhytjen në batak të qeverisjes të kapur peng nga korrupsioni. Ne morrëm një mandat për t’a nxjerrë Shqipërinë në një proces riintegrues. Ishte bollkuar procesi i marrjes së statusit kandidat, tani Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt BE. Qytetarët shqiptarë kanë besim sot tek Edi Rama që do të ndryshojë dhe po e ndryshon Shqipërinë. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në Greqi dhe me formacionin politik që është ndërtuar”, deklaroi Balla.  

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim